Një aksident i rëndë ka ndodhur tek mbikalimi midis dy lagjeve të Bulqizës në segmentin e “Rrugës së Arbrit”. Bëhet e ditur se një mjet tip “Volkswagen” ka humbur kontrollin duke u përplasur me kolonën ndarëse të urës.

Përplasja ka qenë shumë e fortë, aq sa makina është shkatërruar plotësisht. Në vendnagjarje ka mbërritur autoambulanca e cila ka marë shoferin e dëmtuar. Mësohet se në mjet udhëtonte vetëm shoferi, i cili tashmë ndodhet në spitalin e Bulqizës në gjendje të rëndë.