Një aksident është regjistruar ditën e sotme në afërsi të Spitalit Rajonal në qytetin e Korçës. Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motor.

Nga përplasja drejtuesi i motomjetit ka pësuar dëmtime të lehta dhe është transportuar menjëherë në spital. Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.