Karabinierët italianë në Bolzano kanë ndaluar dy të rinj shqiptarë, të cilët akuzohen për grabitje. Njëri prej të arrestuarve është shtetasi Indrit Caka, një i ri me precedentë të shumtë penalë në Itali. Ndërsa tjetri është një djalë i mitur, i cili drejtonte makinën.

Shqiptarët u kapën pasi policia kishte zbuluar një automjet të vjedhur dhe nisi ndjekjen, e cila i çoi në gjurmët e shqiptarëve.

Ata tentuan të largohen nga vendngjarja dhe të zhduknin dokumentet e identifikimit që kishin me vete por nuk ia dolën.

Policia gjeti në automjet një laptop, disa kamera, kaçavida, doreza për kryerjen e grabitjeve.

Nga kontrolli i ushtruar në shtëpitë e tyre u zbulua një sasi e konsiderueshme parash, e pajustifikuar, pasi të dy të rinjtë shqiptarë rezultojnë të papunë.

Caka është dërguar në burg, ndërsa i mituri është lënë i lirë.