16 maj 2015 – Një 18-vjeçar nga Malësia e Madhe është mbytur sot në Mal të Zi, gjatë një ekskursioni me klasën për të festuar maturën.

Sipas informacioneve të para, i riu ishte futur për t’u larë në ujërat e Budvës, dhe nuk ka dalë më. Kjo ka alarmuar shokët e tij të cilët kanë kërkuar ndihmë.

Ende nuk dihet identiteti i të riut, por mësohet se polumbarët janë duke kërkuar për gjetjen e trupit të tij.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/