Fushata e administratës policore malazeze me moton “Respekto veten dhe kthe armët në jetë” promovon kthimin vullnetar të armëve pa pasoja ligjore pas vrasjes masive në Cetinje ku humbën jetën 13 qytetarë.

Që nga 1 Janari 2025 janë kthyer 920 armë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, 28 mijë copë municione të kalibrave të ndryshëm si dhe mina shpërthyese. Shumica e armëve, përveç Podgoricës, janë kthyer në Danilovgrad në Cetinje dhe Tuz.

Sipas statistikave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në Mal të Zi ka 45 mijë armë të cilave u ka skaduar leja për armëmbajtje dhe në dekadën e fundit, numri i lejeve të armëve të miratuara është zvogëluar për 90 për qind. 

Me ligjin e ri, pragu i moshës për një person të caktuar për të marrë një armë është rritur nga 18 në 25 vjeç.

Për të vendosur sigurinë publike në Malin e Zi, këtë shtet të tronditur nga vrasja masive e 1 Janarit, Ministria e Brendshme krahas mbledhjes se armëve pa leje ka shpallur edhe thirrjen publike për punësimin e 815 punonjësve të rinj të policisë.