Në 6-mujorin e parë të këtij viti, në portin e Durrësit janë përpunuar afro 1 milion e 800 mijë tonë mallra të ndryshme, ose mbi 123 mijë tonë më shumë se sa e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Gjatë periudhës janar-qershor 2017 janë përpunuar 279 anije tregtare dhe 448 tragete gjithsej.
Sipas burimeve nga Sektori i Statistikave në APD, tragetet kanë transportuar 6 për qind më shumë mallra krahasuar me 6 muajt e parë të vitit 2014, por edhe anijet kanë patur një rritje prej 8 për qind.
Eksportet kanë rregjistruar një rritje prej 27 për qind më shumë se sa në të njëjtën periudhë të vitit paraardhës, ndërsa importet kanë ruajtur thuajse të njëjtin volum referuar 6 muajve të parë të vitit 2016.
Numri i përgjithshëm i kontejnerëve (njësi kontejnerike – TEU) të përpunuar është 990 njësi më shumë se sa në shifrat e vitit të kaluar dhe arrin në 53.908 njësi gjithsej.
Çimento rifuzo, kromi dhe zinku mbeten ndër mallrat e para në listën e eksporteve në këto 6 muaj, ndërsa qymyri koks, skrapi, hekuri, melamina dhe plehrat bujqësore kanë shifrat më të larta të importeve.