Te skuadra italiane e Specias nuk po gjejnë rehat sa i përket sulmit. Trajneri Mota fillon gjuetinë e sulmuesit “gol”. Në humbjen ndaj Udinezes, Rei Manaj qëndroi 90 minuta në stol, në ditën e parë që ishte me skuadrën e tij të re.Sulmuesi kuqezi zhvilloi një fazë përgatitore fantastike me Barcelonën muajin që shkoi. Manaj shënoi katër gola në ndeshjet miqësore dhe tregoi formën e mirë që po kalon, por me blerjet e reja të Barcelonës në repartin e sulmit hapësirat për të nuk ishin të mëdha.Manaj kthehet në Itali te një kampionat që e njeh mjaft mirë pasi ka qenë pjesë e Interit, Peskarës dhe Kremonezes.

BOMBERI MANAJ – Shqiptari ka fituar betejën e fanellës me numrin 9. Manaj ka kaluar në formë huazimi te Specia në ditët e fundit të merkatos si një përforcim në repartin e sulmit.Ka qenë kërkesa e trajnerit Tiago Mota që kërkonte një sulmues “race” për të siguruar pjesën ofensive. Kandidat për numrin 9 ka qenë edhe sulmuesi i rikthyer M’Bala Nzola, por Manaj duket se e ka fituar këtë duel dhe do t’i besohet reparti sulmues.Lushnjari po kalon një formë të mirë, gjë që u pa edhe në ndeshjet e fundit të Kombëtares me golin e shënuar dhe rastet e pafundme që krijoi.Mediat pranë skuadrës italiane shkruajnë se skuadra e Motës pret prej tij një numër golash me dy shifra, njësoj si edhe qendërsulmuesi tjetër, në mënyrë që Specia të luajë shanset për të mbijetuar në Serinë A.