Erik Ten Hag është ende në kërkim të një sulmuesi anësor te Mançester Junajtid dhe oferta prej 100 milionë eurosh që Ajaksi kërkon për Antonin duket se e ka stepur holandezin nga sulmuesi brazilian.

Kështu, ai po mendon që të afrojë në “Old Trafford”, sulmuesin e Bajernit, Leroi Sane.

Siç raporton “Mirror”, “Djajtë e Kuq” po bëjnë gati një ofertë për të bindur Bajernin që të lëshojë sulmuesin gjerman.

26-vjeçari nuk ka kaluar një periudhë të mirë me kampionët e Gjermanisë dhe ndoshta një rikthim në Premier Ligë mund të jetë i duhuri për të.

Gjithsesi fakti që ai ka qenë pjesë e Mançester Sitit në të shkuarën mund të jetë si një bllokadë për këtë operacion.

Për gjermanin interesohet gjithashtu edhe Jurgen Klop, i cili e do Sanenë te Liverpuli, por akoma nuk ka ardhur asnjë ofertë zyrtare nga nënkampionët e Anglisë.