E kishin provuar që pas shkarkimit të Solskjaerit sipas “Bild”, por Roberto Mançini e kishte refuzuar.Tani, sipas “Telegraph”, Mançester Junajtidi do të rikthehet sërish në verë për të bindur teknikun e kombëtares italiane për t’i ofruar stolin që do të lërë bosh Ralf Rangnik pas 6 muajsh, për të marrë rolin e një konsulenti për dy vitet e ardhshme.

Por, gjithçka do të varet nga rezultati i “play off”-it të Botërorit. Në rast se Italia nuk do të shkojë në Katar vitin e ardhshëm, atëherë tekniku mund të lërë stolin e kampionëve të Europës, pavarësisht kontratës deri në vitin 2026 që ka me federatën italiane.Me një të shkuar në stolin e Sitit, Mançini është në listën e kandidatëve të “Djajve” bashkë me Poçetinon, Roxhersin dhe Ten Hagun.