Maqedonia e Veriut ka publikuar bilancin ditor të COVID-19. Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se në 24 orët e fundit është regjistruar një viktimë, teksa janë konfirmuar 17 raste të reja nga 2,896 teste të realizuara.

Ndërkohë, 7 pacientë e kanë fituar betejën me Covid gjatë 24 orëve të fundit. Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë diagnostifikuar 155,981 raste me Covid-19.  Sakaq 5, 489 persona kanë humbur jetën.