Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) do të inspektojë centralet bërthamore të Iranit në kuadër të marrëveshjes mes SHBA-së dhe Iranit për t’i dhënë fund konfliktit, konfirmoi kreu i agjencisë, Rafael Grossi.

Duke folur për mediat në Japoni, Grossi tha se memorandumi i mirëkuptimit i nënshkruar nga të dyja palët përcakton qartë se aktivitetet bërthamore iraniane do të mbikëqyren nga IAEA.

Për ta bërë këtë, do të na duhet të inspektojmë. Nuk ka rëndësi nëse kjo ndodh pas disa ditësh apo më vonë, por do të ndodhë”, deklaroi ai.

Deklarata e Grossit vjen pas qëndrimeve kontradiktore mes Uashingtonit dhe Teheranit lidhur me inspektimet. Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Irani ka pranuar kontrolle më të gjera nga OKB-ja, ndërsa autoritetet iraniane kishin mohuar se ishte planifikuar ndonjë vizitë e inspektorëve.

IAEA ka inspektuar për herë të fundit një objekt bërthamor aktiv iranian në fillim të qershorit, ndërsa prej afro një viti nuk ka pasur akses në objektet bërthamore të dëmtuara gjatë sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit në vitin 2025.