Vajza e presidentit të KOKSH Fidel Yllit, Pegi Ylli i ka dhënë fund beqarisë. Në ceremoninë e dasmës ishin të ftuar figura të njohura jo vetëm të fushës së sportit, por edhe politikanë. Gjithashtu pjesë e kësaj ceremonie të veçantë ishte edhe kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda.

Në një ceremoni të veçantë për nga organizimi, vajza e Fidel Yllit shkëlqen me fustanin e bardhë në ditën e saj të dasmës teksa ka kurorëzuar dashurinë në martesë, me Nima Eil.