Thylane Blondeau, francezja 25-vjeçare, e cila dikur përshkruhej si “vajza më e bukur në botë”, u martua me të fejuarin e saj në Paris.

Për ditën e saj të veçantë, Blondeau zgjodhi një fustan elegant të bardhë nusërie me një pelerinë. Modelja i kishte flokët e lidhura në një topuz të ulët dhe kishte zgjedhur një grim delikat. Dhëndri, nga ana tjetër, u shfaq me një kostum blu të errët, këmishë të bardhë dhe flokët e krehura prapa me xhel.

Blondeau dhe partneri i saj prej tetë vitesh, biznesmeni Benjamin Attal, mbërritën në ceremoni së bashku me një Porsche 356 Speedster, ndërsa të ftuarit i përshëndetën jashtë dhe fiksuan momentin.

Në mars të këtij viti, Thylane Blondeau njoftoi fejesën e saj në Instagram. Konkretisht, ajo kishte postuar foto romantike nga udhëtimi i tyre dhe kishte shkruar: “I thashë ‘po’ shokut tim më të mirë.”