6 maj 2015 – Takimi që kreu i selisë rozë zhvilloi me strukturat e Partisë Socialiste të Durrësit, është shoqëruar me një kordon të rreptë sigurie. Rruga "Aleksandër Goga" nga Mauzoleumi i Dëshmoreve në  drejtim të qendrës është bllokuar për disa minuta, ndërkohë që eskorta që shoqëron kryeministrin Rama e kryeparlamentarin Ilir Meta, në mungesë të vendeve të parkimit u vendosen në anën e majtë të rrugës që zbret në drejtim të bulevardit "Dyrrah" duke penguar qarkullimin e automjeteve. Pallati i Kulturës "Aleksandër Moisu" vend në të cilin u zhvillua takimi, u vu nën masa të rrepta sigurie, ku madje asnjë prej përfaqësuesve të medias të cilët studiot televizive i kanë në godinën e pallatit të kulturës nuk u lejuan  të futen në ambjentet e ambjetet e punës së përditshme të tyre. Situata u zhbllokua, duke iu rikthyer normalitetit, por me një kaos të lënë pas nga numri i madh i automjeteve të bllokuara në trafik,  vetëm në përfundim të takimit, kohë në të cilën dy liderit e partive PS-LSI u larguan.

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”