15 korrik 2015 – Një 33-vjeçar nga Durrësi ka denoncuar në polici një 30-vjeçar nga Librazhdi, pasi ky i fundit i ka marrë 20 mijë euro duke e mashtruar se do t’i shiste një shtëpi.

Pas kallëzimit të durrsakut me iniciale E.K., specialistët kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Durrës nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin S.R., banues në Librazhd.

Ai do të hetohet nga Prokuroria e Durrësit për veprën penale “Mashtrimi”, njoftojnë burime të policisë.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/