Ndonëse tregu i punës është i tejngopur nga juristët, avokatët dhe noterët, Fakulteti i Drejtësisë mbetet më i preferuari nga maturantët edhe këtë vit, pas degës Administrim Biznesi të Fakultetit Ekonomik.
Sipas Qendrës së Shërbimeve Arsimore, këtë vit kanë aplikuar mbi 6.000 maturantë në Fakultetin e Drejtësisë.
“Vendin e parë e mban Administrimi i Biznesit, që shoqërohet më pas me Fakultetin e Drejtësisë. Më tej vijon Psikologjia, e kështu me radhë”, thotë Rezana Vrapi, drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Provimeve.
Edhe shkencat e Telekomunikacionit janë degë të prefruara nga maturantët. Ndërkohë që dega më e vështirë është ajo e mjekësisë, të cilën ndonëse shumë e duan, nuk e arrijnë të gjithë.
Ndërsa si universitete, më i preferuari nisur nga aplikimet e maturantëve, në vend të parë është Universiteti i Tiranës, e më pas vjen Universiteti i Mjekësisë, duke pasuar me Politeknikumin.
Maturantët nuk i ndahen Juridikut, 6.000 aplikime
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Aksident i rëndë në Durrës, makina përplas 7-vjeçarin (Video)
Nis marshimi i qytetarëve, po shkojnë drejt komisariatit nr. 3 ku po mbahen protestuesit e arrestuar
Jahti “Infinity Nine” pëson defekt në det, kapiteneria e Portit të Durrësit i vjen në ndihmë
Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta tronditet nga sulmi me bombë ndaj oligarkut ukrainas





