Mbahet sot në Shkup forumi ekonomik “ Ballkani i bashkuar” me pjesëmarrjen e presidentëve dhe kryeministrave të rajonit.

Kryeministri Edi Rama, Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev gjatë ditës së djeshme bënë një shëtitje në qendër të qytetit ku u përshëndetën nga qytetarë të shumtë.

Gjatë takimit të sotëm, ata do të zyrtarizojnë nismën për Shengenin Ballkanik që synon liberalizimin e lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave në pikat kufitare brenda rajonit tonë.

Për këtë arsye në takimin e sotëm do të marrin pjesë dhe kryetarët e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së këtyre 3 shteteve.