Në vijim të kontrollit për monitorimin e subjekteve që vijojnë organizimet në kundërshtim me masat anticovid, policia e Durrësit ka gjobitur me 1.000.000 lekë dy pronarë lokalesh në lagjen nr.17, ku njëri prej tyre është proceduar edhe penalisht.

Autoritetet policore kanë gjobitur dhe proceduar penalisht shtetasin me iniciale E.B., 24 vjeç, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Ndërsa shtetasi me iniciale K.D., është ndëshkuar vetëm me masë administrative 1.000.000 lekë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës

Vijojnë kontrollet nga Policia e Durrësit, për monitorimin e subjekteve që vijojnë organizimet në kundërshtim me masat e përcaktuara në Aktin Normativ.

U konstatuan duke ushtruar aktivitet jashtë orarit të përcaktuar për mbyllje, ndëshkohen me masë administrative 2 pronarë subjektesh.

Njëri prej tyre procedohet penalisht, për prishje të qetësisë publike, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet me muzikë pas orarit të lejuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.

Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe proceduar penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, shtetasin E. B., 24 vjeç, pronar i një subjekti në lagjen nr.17, Durrës, pasi u konstatua duke vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje. Për këtë shtetas u vendos dhe masa administrative 1.000.000 lekë, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale pajisjet muzikore.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe 1 subjekt tjetër në lagjen nr.17, Durrës, me pronar shtetasin K. D., i cili u ndëshkua me masë administrative 1.000.000 lekë, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e pëcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.