Sot në portin e Durrësit kanë mbërritur 6 anije dhe dy tragete në kalata, teksa nuk mungojnë as jahtet turistike.
Sipas të dhënave nga APD, gjashtë anije tregtare të tonazheve të ndryshme vazhdojnë shkarkimin e një sasie të përgjithshme prej afro 20 mijë tonë çimento, xhama, grurë, skrap dhe vaj luledielli.
Në kalatën 5 janë ankoruar disa jahte turistike të përmasave të ndryshme, ndërsa në port kanë mbërritur para orës 8.00 edhe dy tragetet e linjës Bari – Durrës.
(Fotot e realizuara mëngjesin e kësaj të mërkure)