Ka m betur në burg kreytari i bashkisë së Bulqizës Lefter Alla pas masës së sigurisë të dhënë nga gjykata. Ndërkohë, burime per Klan News bëjnë me dije  se Prokuroria e Posaçme ka siguruar përgjime ambientale që rëndojnë pozitat e kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla.

Përmes këtyre përgjimeve SPAK ka provuar se Alla ka pasur kontakte dhe komunikime me biznesmenim Aqif Konesha i kompanisë që kryente punimet për ujësjellësin e Bulqizës. Madje, Alla, në shoqëri të Koneshës ka udhëtuar jashtë vendit me makinë, dyshohet në drejtim të Maqedonisë së Veriut.

Mësohet se zëvendëskryetarja e bashkisë Bulqizë, Enkeleda Lleshi, kishte dhënë më herët dorëheqje nga detyra pasi nuk donte të bëhej palë në firmosjen e tenderave, por është bindur që të rikthehet.

Gjykata ka lënë në fuqi të gjitha masat e Prokurorisë së Posaçme.

Ndërkohë në përfundim të seancës, avokati i kryebashkiakut Alla,mohoi akuzat ndaj klientit të tij dhe tha se Alla para marrjes së detyrës kishte qenë një biznesmen i suksesshëm në zonë.