Dhjetëra vullnetarë pastruan Peizazhin e Mbrojtur “Pishë Poro” në Darzezë, Fier, në bashkëpunim me Administratën e Zonave të Mbrojtura. Aksioni është pjesë e një fushate më të gjerë pastrimi në bregdet dhe përgjatë Lumit Vjosë.
Plastikë, qelq e materiale të tjera të shpërndara si dëshmi e pakujdesisë si disa prej atyrë që kaluan momente të gëzueshme por në fund nuk i mblodhën mbetjet, por i lanë në natyrë.
Kjo ishte gjendja që gjetën dhjetra vullnetarë, anëtarë të Korpusit Shqiptar të Vullnetarëve Peizazhin e Mbrojtur Pishë Poro, në zonën turistike të Darzezës në Fier, gjatë një aksioni pastrimi.
Ky park frekuentohet nga qindra vizitorë gjatë fundjavës nga zonat përreth por edhe nga e gjithë Shqipëria, por ndotja që kanë prodhuar është e madhe.
Ndaj edhe Drejtues i Korpusit të Vullnetarëve, kishte këtë me mesazh. Aksionit të pastrimit të Pish Poros, iu bashkua edhe Administratë e Zonave të Mbrojtura Fier.
Vullnetarët këtë vit janë angzhuar për pastrimin e disa zonave bregdetare dhe në brigjet e Lumit Vjosë.