KINE – Mbipesha shkaktohet nga infeksioni bakterial dhe jo nga mungesa e aktivitetit fizik apo grykësia. Në një konkluzion të tillë arritën shkencëtarët kinezë pas tetë vjet studimesh, njofton gazeta britanike "The Financial Times".

Specialistët zbuluan se një klasë e veçantë bakteriesh – Enterobacteriaceae – shkaktojnë akumulimin e yndyrës në organizmin e njeriut dhe nuk lejojnë shpërbërjen natyrore të saj.

Studiuesit kinezë sugjerojnë se po hapet një rrugë e re në luftën kundër obezitetit për llogari të krijimit të medikamenteve të brezit më të ri.