Grupi i Punës në Partinë Demokratike është mbledhur ditën e sotme dhe ka miratuar kalendarin për vijim e praktikës, e cila do të ndiqet për ndryshimin e statutit të partisë. Nga data 1 deri në 10 maj, secili anëtar i Partisë, Kryesisë, Këshillit Kombëtar, Grupit Parlamentar, Kuvendit Kombëtar mund të paraqesë propozime për ndryshime apo përmirësime në Statut.
Nga data 15 deri në 20 maj, është hartimi i ndryshimeve dhe propozimi final i grupit të punës mbi ndryshimet e mundshme në Statutin e PD. Gjithashtu është edhe dorëzimi i ndryshimeve Kryetarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë për ndjekjen e procedurave të mëtejshme statutore.
Ndërsa në 30 maj, është shqyrtimi dhe miratimi nga Kryesia, Këshill Kombëtar dhe propozimi për miratim në Kuvendin Kombëtar të PD.
Kalendari i Punës për ndryshimet në statut
- 1 Maj – 10 Maj 2026 – Secili anëtar i Partisë, Kryesisë, Këshillit Kombëtar, Grupit Parlamentar, Kuvendit Kombëtar mund të paraqesë propozime për ndryshime/përmirësime në Statut. Edhe sescili anëtar i Grupit të Punës duhet të paraqesë mendime/propozime me shkrim për ndryshime apo shtesa në Statut.
- 11 Maj – 14 Maj 2026 – Shqyrtimi i të gjitha propozimeve të paraqitura brenda afatit më sipër.
- 15 Maj – 20 Maj 2026 – Hartimi i ndryshimeve dhe propozimi final i grupit të punës mbi ndryshimet e mundshme në Statutin e PD. Dorëzimi i ndryshimeve Kryetarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë për ndjekjen e procedurave të mëtejshme statutore.
- Brenda 25 Maj 2026 – shqyrtimi dhe miratimi nga Kryesi/Këshill Kombëtar dhe propozimi për miratim në Kuvendin Kombëtar të PD.
Hartimi i ndryshimeve dhe propozimi final i grupit të punës mbi ndryshimet e mundshme në Statutin e PD. Dorëzimi i ndryshimeve Kryetarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë për ndjekjen e procedurave të mëtejshme statutore.
SHËNIM: Deri në momentin e shqyrtimit dhe miratimit të propozimit nga Kryesia/Këshilli Kombëtar i PD, propozimet, puna dhe produkti i Grupit të Punës për ndryshimet në Statut është konfidenciale dhe mbledhjet e tij janë të mbyllura.





