Al-Ahli vazhdon të “peshkojë” në kampionatin italian, Serie A.

Me Piotr Zielinski një hap larg transferimit, mediet italiane raportojnë se edhe Merih Demiral, po diskuton detajet e fundit të transferimit në Arabinë Saudite. 

Mbrojtësi i Atalanta-s pritet të bashkohet me Al-Ahli në orët në vijim, ndërsa së shpejti do të vijë edhe zyrtarizimi nga palët në fjalë.