TIRANE – Lëkura juaj është shumë e shtrenjtë për t’ja besuar atë të tjerëve. Evitojini estetistët sa më shumë që të jetë e mundur, pasi ju nuk e dini kurrë se çfarë produktesh përdorin ato për lëkurën tuaj. Madje sipas, Bimë Mjekësore, linja kozmetike Orient Line thekson se në shumicën e rasteve, dhe në shumicën e rasteve do t’jua dëmtojnë lëkurën e fytyrës duke lënë si pasojë shenja që zor se mund të riparohen. 

Në kohët e lashta, gratë fisnike aplikonin në lekurën e tyre fruta ekzotike, mjaltë, dhe për të përfituar vajra natyrale i vinin shërbëtoret e tyre për të shtypur farat apo mënyra të tjera primitive për të përfituar vajin e tyre. 

Në këtë mënyre ato ruanin lëkurën nga plakja, e mbanin atë të butë dhe të mëndafshtë. Luksi për lëkurën tuaj, janë prodhimet e NATYRËS dhe maskat e bëra në shtëpi. Nëse doni një lëkurë të re e të shndritshme evitoni KIMIKATET, ESTETISTËT, MAKE_UP-in e tepruar (dhe mos flini kurrë me make-up në fytyrë se ju plaket lëkura 10 vjet para kohe). 

Bimë Mjekësore ofron 5 receta maskash për të mbrojtur fytyrën nga agresiviteti i dimrit. 

Maska me Avokado– Kjo është një maskë e përkryer për lëkurë të thatë që acarohet në dimër. Përzieni me pirun një avokado të qëruar, shtoni 1 lugë gjelle vaj ulliri 100% natyral, Bajamesh, Lini ose Suzami (të cilat janë perfekte për lëkurën e thatë e Luspore). Aplikoje në fytyrë dhe qafë, mbajë për 10-20 min, në këtë mënyrë i ke dhënë lëkurës një tufe Vitaminash dhe Antioksidantesh të cilat do ta mbrojnë lëkurën nga acarimi dhe tharja për shkak të dimrit. 

Maskë me kos– Një kurë shumë e mirë për lëkurë të lodhur. Aplikojeni në fytyrë, një masë kos, ose gjalpë në fytyrë (duke evituar zonën e syve) për 10-15 min relaksohuni pastaj shpëlajeni fytyrën me ujë të vakur. Kjo maskë rinon, zbut lëkurën, stabilizon pH duke e mbrojtur nga influencat negative të ajrit dimëror. 

Maskë me vezë– Një e bardhë veze është perfekte për lëkurë me yndyrë. Shpërndajeni një të bardhë veze nëpër fytyrë, lëreni për 30 min, dhe shpëlajeni me ujë. Maska do rifreskojë, tonifikojë lëkurën, dhe do të bëjë që ajo të duket shumë më e shëndetshme se më parë, duke e mbrojtur atë nga të ftohtët dhe erërat e dimrit. 

Maska me tërshërë– Kjo është një kurë fantastike për lëkurën e dëmtuar nga të ftohtët. Përzieni një masë të barabartë me tërshërë, mjaltë, dhe një të verdhë veze. Mbajeni në fytyrë për 20 minuta, shpëlajeni me ujë të vakur dhe thajeni me kujdes. Pas kësaj lëkura juaj do ndihet e freskuar, e butë, e shëndetshme dhe e mbrojtur. 

Maska me banane– Përzieni një banane me kos të freskët, dhe aplikojeni këtë masë të mrekullueshme nëpër gjithë fytyrën. Mbajeni për 30 min. Do të zbusë lëkurën, do e ushqejë dhe hidratojë sa herë të keni nevojë, dhe do t’ju bëjë ta harroni te ftohtin dhe ashpërsin që dëmton lëkurën tuaj. 

Avulli, skrabet, maskat pastruese dhe ushqyese, të përgatitura në mënyrë NATYRALE jane Luksi i vetëm për lëkurën tuaj.