Ka përfunduar procesi i numërimit edhe në Bashkinë e Sarandës, qarku Vlorë. Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, në përfundim të numërit, PS ka fituar me 7957 vota në raport me PD e cila siguroi 3725 vota.
Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapaj është renditur forcë e tretë me 1462 vota. Ndërsa në qarkun e Vlorës, PS u rendit forcë e parë në Delvinë, Finiq, Himarë dhe Konispol, ndërsa vijon numërimi për Bashkitë Vlorë dhe Selenicë.