Akademiku Artan Fuga ka folur ditën e sotme në një emision televiziv në lidhje me mbylljen e kolegjit dhe kopshtit turk.

Ai tha se kjo është një përpjekje që vendimi të paraqitet si një rregullimin normativ të arsimit në këto shkolla, ndërkohë që shtoi se kjo është një “dorëzim” i kryeministrit ndaj presionit të Erdogan, e cila nëse nuk do të bëhej ën këtë mënyrë, do të kishte pasoja elektorale.

“Supozojmë se shkollat kanë bërë një veprim të gabuar, kanë ndryshuar lokacionin, ndërtesën. Edhe nëse kjo ka ndodhur ka mundësira për të mos shkuar direkt në mbyllje. Ligji parashikon paralajmërim, debat, gjykata, komisione, bisedime me prindërit ekspertiza, nuk mund të shkohet menjëherë në ndalim në një kohë që shkolla ka nisur.

Nuk është ky vendimi radikal që mund të merret, aq më shumë që është një shkollë me rezultate të mira dhe reputacion të mirë. nuk mendoj që është ky shkaku. Nëse është ky shkak kemi një sjellje të gabuar administrative jo konform politikës menaxheriale dhe përpjekjes për të përmirësuar.

Ajo që është më e mundshme sipas meje, është që kryeministri pati një presion nga Erdogan për ti mbyllur, nuk mund ti mbyllë me një kërkesë të tillë pa arsyetim se do të kishte kosto elektorale dhe është gjetur një pretekst që të thuhet se çështja ka lidhje me rregullimin normativ të arsimit në këto shkolla. Mendoj se është përpjekje për të shkelur syrin e për të tundur kokën në mënyrë pohuese ndërhyrjes së shtetit turk .

Është gjetur një preteks për të plotësuar një kërkesë politike kur politika e jashtme shqiptare është shumë e drejtuar kah Turqisë”, tha ai.