Një ngjarje e rëndë ndodhi pak më parë në Lushnje ku u raportua se i biri mbyti babanë e tij të moshuar.

Policia ka arrestuar shtetasin Andrea Stase, i cili akuzohet se ka kryer krimin horror në Divjakë duke mbytur me duart e tij të atin, Dhimitër Stase, 85 vjeç.

Shkaqet e ngjarjes mësohet të jenë grindje mes viktimës e dy djemve që viktima i ka të sëmurë mendorë. Njëri e ka goditur dhe tjetri e ka mbytur, thonë burime nga vendngjarja.

Mësohet se 58-vjeçari, Andrea Stase është person me precedent të mëparshëm penalë.