Shtatëdhjetë mijë euro të padeklaruara ishin gati të transferoheshin në Shqipëri nga porti i Brindizit, raportojnë mediet lokale të vendit fqinjë.

Ato u zbuluan nga Agjencia Doganore dhe Guardia di Finanza në shkallët e një autobusi udhëtimi.

Mjeti do të udhëtonte drejt Durrësit. Shoferi është ndaluar nga autoritetet.