Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Beratit pasi gjatë kontrolleve të bëra në automjetin dhe banesën e tij iu gjetën armë të ftohta dhe armë gjahu.

Në pranga ka rënë i riu F.D. Pasi policia ndërmori kontrollet në automjetin dhe banesën e tij, i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale veshje dhe fenelina si të Policisë, 2 armë të ftohta (thikë dhe përforcues grushti), municion luftarak dhe një armë gjahu.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat.