Miqtë e mi të përhershëm…

Të kesh miq e shokë detarët, është gjëja më e bukur. Sepse shpirti i tyre plot mirësi, mëndja me kujtime e mbresa të pashlyeshme, zemra e mbushur me mall e dashuri, të cojnë në lundrimet e tyre të largëta në cdo cep të globit.

Nga brigjet italiane në kanalin e Suezit, nga oqeani Indian në Singapor, nga këtu në Kinë e kthim për Shqipëri.

Nga ana tjetër nga Gjibraltari në Atlantik, në Kubë e kthim. Lundrime, det, oqean e kordinata pa fund.

Shpesh herë qëndroj me ta, pi kafe, mar pjesë në biseda, dëgjoj rëfimet e tyre për lundrimet e gjata. Nuk shteren tregimet e tyre, më sa shteren dallgët e deteve dhe oqeaneve. Hera-herës, marin po atë vrull, po atë pështjellim dallgëh, derisa shpërthejnë në biseda të zjarrta, ku vështirë ti lenë radhë njëri-tjetrit.

K/Mekaniku Petrit Fezga,kishte pushimin e radhës mbas një lundrimi të gjatë 6 mujor me kompaninë San Nikola. Si pjesë e ekuipazheve të anijeve të kompanisë, mjaft detarë shqiptarë bëjnë linjat Turqi-Izrael, pra në pjesën e Egjeut jugor, {ose Mesdheu lindor}.  Anijet e kësaj kompanie janë të tonazheve 3 deri 9 mijë ton. Petriti është k/mekanik i anijes 9 mijë tonëshë të kësaj kompanie, me kapiten Shpëtim Barameta.  Fytyra dhe krejt qënie e Titit, që në pamje të parë rrezaton thjeshtësi, respekt e mirësi. Jeta e detarit, profesioni që të do gjithmonë në këmbë e korrekt, netët e shërbimit pranë motorit, lundrime e gjata, shoqëria e marinarit, kanë kultivuar tek ai virtutet më të mira që mund ti ketë një njeri. Një qytetari e kultivuar tek një motorist profesionist. Lidhjet e Petritit me Durrësin janë të hershme dhe të shumta, më së shumti lidhja me detin. I lindur në Durrës, ai ju përvesh shpejt zanatit të detarit si shumë shokë e miq. Si cdo marinar dhe ai ka specifikën e tij për lidhjet dhe mardhënien me detin. Aq shumë i lidhur me detin, sa dhe lidhjet e tij të ngushta e miqtë e tij këtu në Durrës, i ka detarë. Me sa duket miqësitë që ka në det, do ti ketë dhe këtu në tokë, po ashtu dhe temat e bisedave dhe gëzimet familjare.

Por, xhentilesa dhe fisnikëria e këtij njeriu me plot vlera doli në pah këto ditë. Ai respektonte detarët e vjetër me të cilët kishte punuar në vite. Sidoqë i ngarkuar me punët e shtëpisë, e cila ju dëmtua nga tërmeti, ai gjeti kohë për të respektuar miqtë e tij Bedin Bedinin dhe Nexh Allushin, që të dy veteranë të shoqatës mbarëkombëtare të detarëve “ADRIJON”. Dhe ky respekt kaloi përtej një kafe të thjeshtë.

Drejt Vlorës…Muzeu i Pavarësisë….gjoba e policit tinzar…

Petriti kishte menduar një surprizë për miqtë e tij të vjetër. Ai donte ti conte në Vlorë. Shkas për këtë udhëtim ishte Bedini me origjinë nga një familje patriote kaninase. Ai donte ta conte Bedinin atje ku i kishte bërë koka bam prindërve e gjyshërve të tij. Kjo familje ka dhe një vecori, se me të mbritur në Durrës të gjithë si vëllezër u morën me detari. Ata kanë lënë gjurmë në historinë e lundrimit shqiptar, të cilat unë i kam shkruar pjesërisht në Antologjinë e Detarisë  vëllimi i II-të. Kështu atë javë të dytë shtatori u nisëm herët nga Durrësi, për të mos ndjerë vapën e atyre ditëve. Rruga eci shpejt. thuajse nuk e ndjemë.  Se kur puqen dy detarë të vjetër kanë ctë rrëfejnë… dhe shakatë kanë lezetin e tyre. Një shoqëri e pastër, ku nuk mungojnë dhe batutat. Bedini është një motorist e k/mekanik i vjetër, me eksperiencë shumëvjecare. Ai tregonte rastet më të vështira  që kishte hasur për riparimin e motorave në det. Kishte me cfarë të krenohej. Por dhe Nexh Allushi është një nga bocmanët simbol të flotës sonë. Ndërsa familja Bedini i ka dhënë flotës teknicienë e specialistë deti, familja Allushi i ka dhënë bocmanë të shquar, për shkak të lidhjes të vjetër me Durrësin dhe forcës së tyre fizike. Gjatë jetës i ka qëlluar të dyve të jenë pjesë e një anije, por me detyra të ndryshme…cuditërisht kishin shumë gjëra pa i thënë njëri tjetrit. Se vërtet shërbenin në një anije, por me detyra e vende të vecanta në anije, kështu që dhe lundrimet i kishin përjetuar ndryshe. Secili mburesh me zanatin e tij, …mashina….motori..kuverta…ngarkesa…mashina..

Ishim në Kinë…në Trieste….mua më ka pëlqyer më shumë Kuba, thotë Nexhi….e di, e di, ja kthen Bedini..edhe nonje zarar e keni bërë atje…

Biseda rridhte natyrshëm, sa për Flotën tregëtare shtet ashtu dhe privat. Nexhi është i drejpërdrejtë në biseda. Të dy hokatarë që i ka hije fjala, ashtu si valët e detit…Iku rruga shpejt, Benzi i Petritit i përshkoi rrugët e reja dhe të vjetra deri tek Trans ballkanikja, të cilën po e sodismin, duke bërë dhe krahasimin me Durrësin. Duhet pranuar, Vlora ka thithur mjaft investime, që e kanë transformuar pamjen qytetit.

Bedini kishte qënë para disa ditëve në Vlorë, pasi Gjyshi i tij Muhameti ishte dekoruar si patriot, dhe Nexhi me shaka i thoshte:-Hë, mo Bedino, ju dekoroi presidenti…. Gjithe atë flori që i dhatë Luftës, të paktën tju kishte dhënë një medalje floriri. … Ndërsa Bedini ja kthente, e po, sështë si ai baba jot që i ndante banorët që hynin tek Ura e Dajlanit në tlyn e gjalpë…. Kam ndenjur shpesh me këta të dy detarë-hokatarë, shpesh bëjnë debate, të thuash ti sflasin për nja dy javë. Por, zënka e tyre nuk zgjat më shumë se një minutë….një flakë kashte…e di cke ti, si familje patrioti që je, na co ke muzeu i pavarësisë, i thotë Nexhi- Bedinit… Në fakt dhe unë, kam një kënaqësi të vecantë kur vizitoj këtë muze…jo vetëm për materialet që ekspozon, por dhe rëndësinë që bart…ti si vizitor krijon përshtypjen e parë për krijimin e shtetit shqiptar..aq më shumë kur këtë fakt, ja përcjell të huajve e shqiptarëve të diasporës…Më ka qëlluar disa herë, që kur kemi pritur anije të NATO-s në portin e Vlorës, të coj grupe marinarësh të huaj atje, por dhe shqiptarë të diasporës. Aso kohe hyrja në muze ishte pa lekë, tani 200 lekë bileta. I morëm biletat, pamvarësisht pensionistë, rëndësi ka muzeu. Një vajzë me atë zërin karakteristik lab, po na tregonte guidën e muzeut. E falenderuam dhe filluam të shijojmë  eksponatet e tij të plotësuar me orendi, dokumeta e foto të kohës.  Karroca e vecantë e Shqipnisë së Mesme, figurat me radhë, Ismaili, Isa, Kacorri, secili bëntë tifo për njërin apo tjetrin. Foto të shumta. Për disa minuta përjetuam atë akt madhor në historinë e kombit shqiptar. Sigurisht me ëndje pamë dhe portretin e Marigosë. Mbasi shkruam përshtypjen tonë tek fletorja e vendosur për këtë qëllim, takuam drejtorin e muzeumit. I treguam atij disa momente nga kontributi i detarëve shqiptarë për pavarësinë e Shqipërisë. Mjaft anije dhe detarë shqiptarë kanë sjellë armë dhe municione për kryengritësit, fakte që i gjeni tek vëllimi i I-rë i Antologjisë së Detarisë shqiptare. U ndamë me personelin e muzeumit dhe vijuam rrugën tek makina. Të cilën e kishim parkuar në rrugën që të con tek porti. Bri saj një kafeteri dhe hotel Vlora International…aty gjetëm surprizën…Një polic, vigjilent, revolucionar i ligjit, e kishte vendosur gjobën dhe ishte larguar. Ai sdukej, na kishte ndjekur e pikasur. Kishte vënë atë fletën dhe ishte zhdukur…vëtëm për disa minuta.  Në një kohë që atje skishte tabele, kishte 3-4 makina të parkuara si puna jonë përballë muzeut. Të lumtë o polic… na i bëre biletën e muzeut 4 mijë ne detarëve pensionistë…të paktën uroj ta kesh parë nonjëherë muzeun e pavarësisë…dhe ju shokë të muzeut, mendoni se ku do qëndrojnë makinat që vizitojnë muzeun…se ndërsa lihen makinat për kafeteri…makinat për ke muzeu ju vihen gjoba?! keni për të pasur shumë vizitorë…? !

Ndërkohë Petriti, për ta thyer këtë moment të paparashikuar me qetësi olimpike na tha:-Lëre se kishte kohë pa ngrënë nonjë gjobë..ska gjë..por ishim ne që sna dilte e keqja për këtë formë tinzare ndëshkuese.

Me dy profesorët e nderuar të detit…

Tek QEndra e Trajnimeve “RINA”….

Shijen e hidhur që na la gjoba e policit vigjilent të zbatimit të ligjit, e kaluam shpejt. Sepse tek lokali përballë klub “Flamurtarit”, na prisnin dy profesorë të nderuar, Shkëqim Sinanaj dhe Agron Duka. Të dy profesorët e detit tashmë kanë lënë gjurmët e tyre në Vlorë e krejt Shqipërinë tonë bregdetare. Ata ka shumë vite që përgatisin breza të rinj navigatorësh, të cilët cajnë dete dhe oqeane. Intelektualë, profesionistë të vërtetë, akademikë, navigatorë të zotë, pedagogë e mësimdhënës të aftë, të papërsëritshëm në llojin e tyre, kapiten Shkëqimi dhe Agroni, Kanë kontributin e tyre të vyer për detarinë shqiptare në këto 25 vite. Në intervistat që kam zhvilluar me dhjetra navigatorë që kanë studjuar në universitetin “Ismail Qemali”, dega navigacion, përshtypjet janë ndër më të mirat. Ata tashmë skanë interes nga këta pedagogë dhe shprehen lirshëm…njohuritë bazike që u bëmë oficerë të I-rë, të II-të e kapitenë, i morëm në Universitetin e Vlorës, nga pedagogët tanë të nderuar, ShkëLqimi, Agroni, Lutfiu, Ermali, Suardi, etj…Të gjithë më kanë përcjellë fjalë të mira, atje nga kuverta e urat e komandimit, në anijet ku punojnë…ku unë i intervistoj shpesh, për të dalluar detaret e vërtetë, mbas lundrimeve të gjata.

Me këto mendime si navigator e mësimdhënës të zotë takojmë kapiten Shkëqimin e Agronin….

Ndërsa miqtë e mi, kishin plot kujtime me dy kapitenët, pasi ata kishin punuar së bashku, detar-oficer-kapiten, në disa anije…Dhe kështu ndodhi. Një takim mbas disa vitesh sjell plot entusiazëm e mall në bisedë. Secili mundohej të përcillte mesazhe e kujtimet e tij, sa më shpejt të ishte e mundur, se ne do lëviznim për në kalanë e Kaninës ku ishte destinacioni ynë kryesor. Nuk kisha parë një bisedë më të ngrohtë detar-navigator-kapiten. Qartazi dukej që kap. Shkëlqimi dhe Agroni, vec përvojës akademike, zotëronin një aftësi të jashtëzakonëshme dhe për biseda me marinarë të thjeshtë. Kujtime të bukura nga jeta në det, ngjarje të jetuara, të parrëfyera, na bënë të shijonim kafenë dhe rakinë e atij mëngjesi tek kafe “Flamurtari”. Koha e shkurtër nuk të lejon të shohësh shumë gjëra, por ato më kryesoret po. Të dy kapitenët si mësimdhënës të mirë, për ta kompletuar arësimimin dhe kualifikimin e detarëvë kanë krijuar dhe një qëndër trajnimesh. Dukshëm shfaqen tek ata profesionalizmi, pedagogjia detare dhe përvoja. Ndërsa tek Universiteti “Ismail Qemali” ata, përgatisin oficerë e kapitenë, tek qendra e tyre e trajnimeve ata përgatisin detarë e marinarë të profesioneve të ndryshme në anije, që nga marinar i thjeshtë, motorist, bosman e deri në kapiten. Ata e kanë të qartë ku do arrijnë dhe dinë ctë bëjnë. E si të mos e shikoje këtë qëndër moderne trajnimesh. E vendosur në katin e dytë të godinës përballë sport-klub “Flamurtari”, qendra e trajnimeve …rrezatonte dritë natyrale, dritë e dituri për detarët të cdo niveli. Një holl për pritjen e detarëve….bibliotekë….laboratori…klasa e trajnimeve me bazë të pasur didaktike, që nga videot, dokumentarët …salla e stimulimit…cdo gjë prefekte…Këta mësimdhënës të apasionuar e profesionistë, kishin saktësuar dhe masat për të zhvilluar kursin normal në kushtet e COVID… Një qëndër ku nuk mungonte asgjë, ashtu si simotrat e saj evropiane. Por ambicia e prof. Shkëlqimit dhe prof. Agronit nuk ndalen këtu. Ata për vec cmimeve tepër të arësyeshme për detarët shqiptarë, në raport me disa të tjera, po fusin elementë bashkëkohorë në qëndër, që nga qëndra moderne e simulimeve e deri tek anija velierë për praktikën e kursantëve detarë. Ndërsa në lidhje me programet, ata gërshetonin eksperiencën më të mirë të detarëve shqiptarë, me atë bashkëkohore botërore. Disa cështje shtesë të ecurisë së kësaj qendre, ndiqini në videot e përgatitura enkas në këtë qendër, ku prof. Shkëlqimi dhe Agroni,  shpjegojnë më hollësisht ecurinë e kësaj qëndre. Është rast unikal në detarinë botërore, ku profesorë të nderuar, përgatisin jo vëtëm studentë navigatorë, por dhe ekuipazhin e plotë të cdo anije. K/mekanik Petriti, dëgjonte më vëmendje bisedën tonë. Unë jam përgatitur këtu, dhe ruaj përshtypjet më të mira…nuk dua të flas më shumë, se tashmë jam kryemekanik në një anije 9 mijë tonëshe…bazat i hodha këtu. Ndërsa Nexhi, në një nga ato batutat e drejtpërdrejta tipike Shqipni e Mesme tha, o Cet, shkruaj për këta, mos e zgjat ..-këta janë nga ata burra që ta hanë mishin në vorbë…Po mendoja, po peshku në vorbë..

Vërtet nuk e zgjata, Nexhi me këtë batutë i vuri kapak vlerësimeve të qendrës dhe nivelit të saj teoriko-praktik në përgatitjen e detarëve shqiptarë…cdo gjë fillon nga të zotët e shtëpisë.

Drejt Kalasë së Kaninës e Shpellës së Fikut bri saj….

Mikpritja vlonjate nuk njef kufi…Miqtë tanë të nderuar Shkëlqimi dhe Agroni, nuk po na linin, dreka është këtu…Nuk do lëvizni… po ne kishim porositur drekën në Kaninë, atje na priste dhe Kryeplaku i fshatit Kastrioti. Hera e fundit që pashë kalanë ishte para 5 viteve, kur ne cuam disa marinarë të huaj, të SNMCG2, që vizituan portin e Vlorës dhe Vlorën. Ata marinarë tashmë janë gati të kacafyten me njëri –tjetrin. Puna e tyre, vetëm ne mos na ngatërrojnë.  Rruga me gropa, tashmë ishte asfaltuar dhe benzi i Petritit e përshkoi lehtë maloren e Kaninës. U futëm nga ana perëndimore e Kalasë, sepse në anën lindore bëheshin punime. Shkuam deri në një farë vendi me makinë. Pastaj ndaluam. Disa turistë cekë ishin bashkëvizitorë. Pak metra më tutje, pamë një djalosh që spërkaste me pompë barin…e takuam…I pari u prezantua Bedini…Eh, tha djaloshi…Bedinët kanë qenë dhe mbetën fisnikët e Kaninës. Edhe sot i japin fshatit e krahinës, sna kanë ngacmuar asnjë gjë. Vetëm të mira kemi pasur prej tyre….E pamë që ishte një specialist i përgjegjshëm i zonjës Margariti.E lamë të luftonte i qetë gjarpërinjtë e Kalasë, mbasi na tregoi lokalin e Shpellës së Fikut. I qetë, grupi ynë vazhdoi ngjitjen drejt mureve perëndimore të kalasë, ku pamja të afron vetëm mrekulli….Mos me ja rrit mëndjen miqve të mi vlonjate….mbase gjiri i Vlorës futet ndër më të bukurit në botë… Unë devolliu i mocëm kështu them… Ngasja për këtë reportazh është dhe ky fakt. Nuk dua të flas për rëndësinë strategjike tip Nazarko të kalasë apo analistus që kanë ngrenë nga një lugë corbë të prishur. Natyrisht për historinë e kësaj kalaje kam shkruar dhe më parë…Po i bie shkurt…kalaja e Kaninës ndodhet në gjirin e Vlorës mbi një kodër me lartësi 380 m..Kalaja e ka filluar jetën që në kohën antike…Në shek.VI…kalaja u rindërtua nga Justiniani dhe përmendet në listën e Prokopit  me emrin Kionin, etj.. Me një sipërfaqe prej 3.5 ha, Kalaja është nga më të mëdhatë në vend. Shpejt do keni nje histori të zgjeruar në anglisht, të kësaj kalaje.  Me miqtë ju afruam bedenave të kalasë dhe soditëm për qef gjirin, Karaburunin, Sazanin, Vlorën, lagje më lagje, burimet e ujit, gjelbërimin,. Ju ngop syri marinarëve…pashë lot gëzimi e malli jo vetëm në sytë e Bedinit por dhe Nexhit…isha më se i sigurt që ata ishin lot të vërtetë,  njerzish që vërtet e duan këtë shqipni më shumë se kushdo tjetër….cirren kot për patriotizëm ca fytyra, qe I marin shtetit nga 2 milione ne muaj, para këtyre marinarëve që kanë shëtitur botën, në një kohë që ata si kishin parë dhe në libra…dhe nuk e tradhëtuan atdheun….pse…sepse e deshën këtë vend me gjithë qënien e tyre…kishin mundësi ta braktisnin…lotët e Bedinit e Nexhit në bedenat e Kalasë së Kaninës më folën shumë. Ende si kam njohur plotësisht detaret…I kam dhënë të drejtë detarëve në kërkesat e tyre…. Jam dhe tip i ndjeshëm…e po ai që e ka lënë Nexh Allushin 50 vjet në det, me pension 67 mijë lek të vjetra, …atje ku e ka…!

Ndërsa shijonim pamjet dhe bukuritë që na lejonin muret e kalasë bëmë dhe foto të bukura, pamvarësisht se skishte shikim të mirë. Kaluam pak kohë brenda ambienteve të kalasë, e cila krahas madhështisë e historisë ka dhe ambiente relaksuese, të cilat mund të shfrytëzohen në aktivitete të vecanta turistiko-kulturore.  Natyrisht që vizituam dhe varrin e parë të Ismail Qemalit. Ndërsa Bedini më sqaronte pse e sollën në Kaninë… E po se mori kot dokoratën, gjyshi jot ja ktheu Nexhi. Mbasi morëm këtë adrenalinë të vecantë shkuam të shijojmë gatimet tradicionale të zonës, të cilat na i afroi “Shpella e Fikut”, një restorant i përsosur, ku gërshetohej gjërësisht tradita e gatimit të zonës me mikpritjen labe…e uruam Petritin për fejesën e dy djemve të tij…po me vajza durrsake..Jetë dhe lumturi.. Lokalin, goxha të frekuentuar, e menaxhonte për bukuri Gent Xhelilaj…I cili na prêt përsëri….por këtë herë do marinarë me uniformë…O  Ardian Cyrbja, kena për tja kalue më mirë se në Rodon e Lezhë…!?

Në 95-vjetorin e Forcës Detare…

Le ta ngremë flamurin kombëtar dhe atë të NATO-s në Kaninë, në zemër të Vlorës….

Ti bashkojmë gjithë marinarët e shpërndamë, {sdua ta besoj të përcamë} andej-këndej…

Le të shkruajmë reportazhe të tjera për Vlorën….

(Shefqet Kërcelli,

Vlorë,

Shtator 2020.

Reportazhin ia dedikoj Bedinit, Nexhit, Petritit, Shkëlqimit e Agronit…)