Një moment i pazakontë ka ndodhur në episodin e fundit të emisionit “Përputhen”, ku konkurrentja Mel befasoi me një deklaratë të drejtpërdrejtë gjatë takimit me Francin.

Ajo tha se për të qenë në një marrëdhënie me të, partneri duhet të përballojë një kosto mujore prej 20 mijë eurosh, duke theksuar se vetëm grimi i saj kushton rreth 400 euro në muaj.

Ndërsa Franci e mori me sportivitet këtë koment, opinioni në studio ishte i ndarë. Opinionisti Arjon Muçaj reagoi ashpër, duke e quajtur deklaratën provokuese dhe fyese. Ai shtoi me ironi se, nëse një vajzë do t’i thoshte atij se ‘makeup’-i i kushton 400 euro, do t’i përgjigjej se “nuk i ka bërë aspak punë”.

Për të parë reagimet dhe zhvillimet e plota, emisioni mund të ndiqet në kanalin zyrtar në YouTube.