Goditet një rast i tentativës së trafikimit të municionit. 

Sekuestrohen 49 fishekë dhe 1 automjet si dhe prangoset poseduesi i municionit, Idajet Hasani teksa tenton të kalojë kufirin.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, mjetin tip “Ford” që drejtohej nga shtetasi I. H., 52 vjeç, banues në Cerrik.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare dhe shërbimet e Frontex-it, në bashkëpunim me shërbimet doganore, gjetën 49 fishekë luftarak (të kalibrit 9mm) në një çantë dore.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 49 fishekë dhe automjeti.

Në përfundim të vepimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër, u arrestua në flagrancë shtetasi I. H. për veprën penale “Trafikim i armëve dhe municionit”.