Një shqiptar në Itali pasi dështoi të vidhte biçikletat e parkuara në banesën e një çifti në Via della Visitazione të Trentinos, kërcënoi pronarët. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari priti që bashkëshortët të dilnin nga godina, duke u zënë pritë pranë një marketi të zonës, teksa i kërcënoi me kaçavidë.

Ai u kishte kërkuar 100 euro për biçikletat duke i kërcënuar se do t’i lëndonte. Mësohet se policia u telefonua nga çifti i pronarëve të apartamenteve, që thanë të përlotur se ishin ndjekur dhe bllokuar brenda një lokali tregtar në “Via Palermo” nga i dyshuari, sipas medias vendase. Sipas mediave italiane, edhe pse u arratis për herë të dytë, oficerët e policisë arritën ta kapnin atë ndërsa po ikte në rrugica, pas një ndjekjeje të shkurtër.