Moderatorja Fjoralba Ponari ka reaguar pas vrasjes së shqiptares Jetmira Beka në Gjermani. 28-vjeçarja u masakrua me thikë nga ish-bashkëshorti shqiptar, teksa ndodheshin në parkingun e një dyqani.

Fjoralba shprehet se ka frikë të sjellë në jetë një vajzë në këtë shoqëri e cila i vret.

“Nuk di ç’të them vetëm se më ka hyrë në palcë frika që të sjell një vajzë në jetë nesër në një shoqëri që vetëm i cungon edhe e vret çdo ditë. Ngushëllime familjarëve”, shkruan Fjoralba.

Lexo edhe: