2 persona janë arrestuar në flagrancë nga policia e Durrësit në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve në fushën e narkotikëve.
Në një njoftim për mediat, blutë e qarkut thonë se janë arrestuar shtetasit e identifikuar me inicialet Q. B., 35 vjeç, dhe K. M., 20 vjeç, banues në Durrës.
Njoftimi i plotë:
Durrës
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve në fushën e narkotikëve, arrestuan në flagrancë shtetasit:
Q. B., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në automjetin që drejtonte ky shtetas, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël lënde narkotike kanabis;
K. M., 20 vjeç, banues në lagjen nr., 13 Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Poliicisë, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël lënde narkotike kanabis.