Një 55-vjeçar është arrestuar në hyrje në portin e Durrësit pasi iu gjetën një shumë eurosh e padeklaruar dhe 63 shishe pije alkoolike pa fatura.
Paratë dhe mallrat u sekuestruan.
Njoftimi i plotë:
Specialistët e DVKM Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin K. Sh., 55 vjeç, banues në Fier, pasi në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrolleve në furgonin që drejtonte, u gjetën një shumë eurosh, e padeklaruar, si dhe 63 shishe me pije alkoolike, pa fatura origjine. Shuma e eurove dhe mallrat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.





