Ahmet Emre Olur, gazetari turk, ëzhtë deportuar mëngjesin e sotëm drejt Turqisë.

Mësohet se autoritetet tona i kanë refuzuar azilin politik shtetasit turk, duke vendosur deportimin e tij drejt Turqisë.

Sipas të dhënave ai është deportuar në oret e para të mëngjesit. Olur njihet edhe si këshilltar i mafiozit turk Sedat Peker.

Ditën e djeshme, ai dorëzoi në Rinas kërkesën për azil politik në Shqipëri pasi sipas tij në Turqi përndiqej politikisht nga mbështetësit e presidentit turk Erdogan.