Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka folur për protestën e ditës së nesërme.
Noka i ftuar në News24 u shpreh se fryma e revoltës është shumë e madhe, ndërsa shtoi se pakënaqësia ndaj narko-regjimit dhe revolta është duke vluar.
Gjithashtu Noka u shpreh se SPAK lufton dhe ka synim të asgjësojë opozitën.
“Shëndetësia është e rrënuar. Profesione e lira janë të gjithë gati të ngrihen në këmbë sepse ka tentuar t’i zhdukë e asgjësojë me taksat. Bizneset po i shtyp.
Në Shqipëri ka 2 kategori biznesesh, qeveritare dhe ata që mezi mbijetojnë.
Drejtësia e re, a ka ndodhur më parë të shkojë 16. Vjet shqyrtimi i çështjeve? SPAK lufton dhe ka synim të asgjësojë opozitën.
Çfarë nuk e arriti dot Rama të nxjerrë jashtë ligji Rama, me logon, e ka synim SKAP. E gjithë opozita nën sulmin e SPAK. Me Salianjin “u derdh gota”, u shpreh ai.