Ish-deputeti Ervin Salianji theksoi se interesi personal i Sali Berishës po e çon Partinë Demokratike drejt një përplasje tjetër.

Salianji u shpreh i bindur se nuk do të tërhiqet nga gara për të bërë Partinë Demokrate fituese.

Salianji: “Nuk tërhiqem na beteja për ta bërë PD fituese. Këtu nuk ka rregulla loje, ky e ka uzurpuar një njeri që e ka marrë një gjë me armë dhe e mban peng. 

Po u bënë demokratët për të firmosur për të ecur… Nëse nuk do kisha përgjegjësinë për të mos krijuar një ndarje tjetër do bëja atë që ndodhi në 8 janar. 

E bëj që nesër po të dua, 8 janarin e bëj që nesër, por do vendosim disa demokratë përballë disa demokratëve dhe kjo nuk nderon asnjërin.

Por Berishës i prevalon interesi personal dhe kjo po e çon PD në një përplasje tjetër. Berisha nuk është PD, është pengmarrësi sot i PD. Një njeri më tha se kishte bërë festë për synetllëkun e çunit dhe aty kishte më shumë njerëz se në protestat e PD”, tha ai.