Këngëtarja me famë botërore duket se e ka shijuar shumë koncertin në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Përmes një postimi në stori në Instagram Rita Ora u shpreh se ishte kënaqur shumë dhe në shqip tha “Ju dua”.

“Më duhet të them se ishte koncerti më e mirë që kam bërë ndonjëherë, jam kënaqur shumë, faleminderit të gjithëve që keni ardhur sonte për të më parë. Më thanë se ishin rreth 300 apo 400 mijë njerëz.

Ju dua, faleminderit shumë të gjithëve që keni ardhur do të shihem kur të kthehem sërish”, ka thënë Ora në story-t në instagram ku dhe ka postuar momentet më të bukura të mbrëmjes.

“Mirupafshim. E dashurova çdo sekond të qëndrimit në Shqipëri” shkruan më pas ajo.