Që nga fillimi i muajit maj, në portin e Durrësit janë përpunuar 3 anije me afro 8350 tonë melaminë dhe një anije tjetër me 3280 tonë xhama. Mallrat me destinacion industrinë e mobilerisë dhe atë materialeve të ndërtimit janë porosi e grosistëve shqiptarë kryesisht në qytetet e Elbasanit, Tiranës, Fierit, etj.

Nga Qendra e Informacionit dhe Sektori i Statistikave në APD, mësohet se gjatë katër muajve të parë të këtij viti, sasia e melaminës dhe xhamave që mbërrijnë në rrugë detare është rritur me 22 për qind, ndërsa ajo e xhamave është rritur me 2.5 herë. Në periudhën janar-prill 2017 në portin e Durrësit janë shkarkuar 13 anije me melaminë dhe më shumë lundrime drejt portit më të madh të vendit kanë kryer anijet “Korale”, “Vela”, “Dante A”, Tera”, etj. Ndërkaq në të njejtën periudhë janë shkarkuar edhe tri anije me xhama.