Një ngjarje e çuditshme dhe e pazakontë ka ndodhur në një garë çiklizmi të zhvilluar në Greqi.

Çiklisti spanjoll Eduard Prades i drejtohet vijës së finishit i sigurt për fitoren, por humbet kontrollin e biçikletës së tij dhe rrëzohet.

Gara në fakt ishte fituar nga çiklisti Aron Gejt, i cili kishte regjistruar një kohë më të shpejtë se spanjolli me Pardes qe nuk ishte i treguar i vëmendshëm në momentin e parakalimit dhe e kishte menduar të sigurt fitoren.

Fatmirësisht përplasja e çiklistit spanjoll rezultoi pa probleme fizike për të dhe pas kontrollit nga mjekët u la i lirë të largohej.