Nga Mentor Kikia

Ky ketu eshte nje gji i vogel ne bregdetin e Malit te Zi. Dikush eshte lejuar te beje nje investim modest ne breg (gjera jo fort te shpeshta keto).

Ai qe ka ngritur beach-bar-restorantin, ka ndertuar nje plate per shezllonget, me pagese. Ndersa poshte, hapesira me rere (guralece) eshte publike.

Per ju kryetare te bashkive dhe per ty Minister i Turizmit, ju qe menaxhoni plazhet dhe pergjigjeni per ligjet, dhe qe hapesire publike keni lene vetem vendin ku derdhen ujerat e zeza, kuptoni se plazhi nuk eshte prone e askujt. Uji, rera, deti, lumi….jane pasuri e te gjitheve, edhe e te pasurve, edhe e te varferve, edhe e atyre qe kane lindur ne bregdet, edhe atyre qe kane lindur ne male.

Ato nuk mund te jene prona te askujt, aq me pak e atyre qe jane pasuruar me prate e korrupsionit dhe droges.

Shperndajeni kete postim, per t’iu treguar zyrtareve tane se duhet te kapim me se paku standardet e Malit te Zi pastaj te shikojme me dylbi Turqine e Kroacine.

T’u tregojme, se nuk ka maskarallek me te madh se sa t’i vesh gardhin detit e te shkruash aty nje tabele: Ndalohet te marresh ushqim dhe uje me vete.