Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të premteje në lagjen ‘Pavarësia’ në Vlorë.

Në banesë jetonte i vetëm një i moshuar. Shkak ka qenë lënia ndezur e një prej pajisjeve elektroshtëpiake.

Zjarrfikësja dhe policia kanë ndërhyrë menjëherë, ndërkohë që fatmirësisht ka vetëm dëme të vogla materiale.