Një ngjarje e rëndë shënohet në Fier, ku në katin e tretë të një pallati ka marrë flakë një bombol gazi, duke shkaktuar panik te banorët e tjerë.

E zonja e shtëpisë në përpjekje për të shuar flakët, ka pësuar djegie në fytyrë.

E lënduara u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal të Fierit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, policia dhe ambulanca.