Një ngjarje është shënuar këtë pasdite në aksin rrugor të rrugës së Arbrit, Qafë e Buallit-Pishat në Bulqizë, ku një makinë tip Benz ka marrë flakë gjatë ecjes.
Fillimisht flakët kanë nisur në pjesën pasme të makinës dhe më pas kanë depërtuar edhe në pjesën e parë të makinës.
Fatmirësisht shoferi dhe pasagjerët që ndodheshin në makinë kanë arritur të dalin nga makina ku dhe kanë njoftuar zjarrfikësen dhe policinë.
Sipas policisë lokale të Bulqizës, bëhet më dije se nuk ka asnjë të lënduar, vetëm dëme materiale.
Dyshohet se shkak i rënies së zjarrit të ketë qenë shkëndijë elektrike në rrjetin e impiantit të makinës.