Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në bypass-in e Vlorës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë lëvizjes së mjetit, i cili është djegur në pjesën e përparme.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse që kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Ndërkohë shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta.