Një makinë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Durrës, teksa ishte në lëvizje.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Aleksandër Goga” pranë bashkisë, ndërkohë që dyshimet e para janë se automjeti është përfshirë nga flakët si pasojë e një shkëndije elektrike.

Siç duket dhe në videon e mëposhtme makina tip “KIA”, është djegur pjesërisht dhe për fat të mirë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.