Kancelari gjerman, Friedrich Merz gjithashtu iu bashkua kritikave ndaj Rusisë për sulmin me dron në një ndërtesë apartamentesh në Rumani.
Në një reagim, ai thotë se inkursioni i Rusisë tregon gatishmërinë e saj për të përshkallëzuar luftën ndaj Rusisë edhe në vende të tjera.
Sipas tij, NATO duhet të mbajë një qëndrim më të fortë në krahun lindor, duke shtuar se janë të gatshëm të mbrojnë çdo centimetër.
“Inkursioni i pamatur me dron i Rusisë në Rumani tregon edhe një herë gatishmërinë e Rusisë për të përshkallëzuar situatën.
Gjermania qëndron me aleatët tanë të NATO-s. Incidenti edhe një herë nënvizon nevojën për një qëndrim të fortë të NATO-s në krahun lindor. Ne jemi të gatshëm të mbrojmë çdo centimetër të territorit të Aleatëve.”, u shpreh Merz.





